Shopping security
Nëse dëshironi të trajtoni flokët e dëmtuar dhe t’u jepni rigjenerim me volum të lehtë pa i rënduar, SHISEIDO TSUBAKI Premium Volume & Repair Conditioner është një balsam i formuluar për të ushqyer dhe riparuar flokët, duke ruajtur njëkohësisht volumin natyral. Formulimi përmban vaj Tsubaki (Camellia japonica seed oil), i pasur me acide yndyrore dhe antioksidantë, që ndihmon në hidratimin e thellë, përmirësimin e shkëlqimit dhe ruajtjen e butësisë së flokëve. Formula përfshin gjithashtu proteina të hidrolizuara (si proteinë mëndafshi) që forcojnë fibrën e flokut dhe ndihmojnë në reduktimin e thyerjes, si dhe aminoacide që mbështesin rikthimin e strukturës dhe elasticitetit të flokëve. Ky balsam aplikohet vetëm në gjatësinë dhe majat e flokëve, jo në rrënjë, për të ruajtur volumin natyral të skalpit. Është veçanërisht i përshtatshëm për flokë të dëmtuar, të thatë ose të hollë që kanë nevojë për ushqim, riparim dhe një pamje më të shëndetshme, të butë dhe me shkëlqim.
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për acarimin e skalpit.
*450ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
vaj Tsubaki (Camellia japonica seed oil), proteina
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Stearyl Alcohol, Behentrimonium Chloride, Dimethicone, Isopropyl Alcohol, Glycerin, Amodimethicone, Fragrance (Parfum), Camellia Japonica Seed Oil, Hydrolyzed Conchiolin Protein, Arginine, Glutamic Acid, Sodium PCA, Lactic Acid, Tocopherol, PEG-90M, Cetrimonium Chloride, Trideceth-12, Butylene Glycol, Phenoxyethanol, Methylparaben, Ethylparaben
SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.
Ships within 48 hours · Estimated delivery Jun 28 - Jul 3
US$40
Get nowSign up to your membership to get coupons up to
15%
Get nowOpportunity to enjoy order discount up to 15% off
Top-Converting Item to Boost Your Average Order