Shopping security
SKIN1004 Madagascar Centella Toning Toner është një toner eksfoliues dhe qetësues me përbërje të lehtë, i formuluar për përdorim të përditshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe atë me tendencë akneike. Formula e tij është e pasur me 84% ekstrakt të pastër të Centella Asiatica nga Madagaskari, një përbërës i njohur për vetitë qetësuese, anti-inflamatore dhe rigjeneruese, që ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në reduktimin e skuqjes apo irritimit. Toneri përmban gjithashtu PHA (Gluconolactone), një acid eksfolues i butë që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, balancimin e yndyrës dhe përmirësimin e pamjes së poreve, pa shkaktuar ndjesi djegieje apo thatësie në lëkurë. Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. I përshtatshëm për lëkurë me tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*210ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit “magjik”
Centella asiatica, PHA
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Sodium Citrate, Gluconolactone, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Betaine, Hyaluronic Acid, Carbomer, Tromethamine
Ships within 48 hours · Estimated delivery Jul 23 - Jul 28
US$40
Get nowSign up to your membership to get coupons up to
15%
Get nowOpportunity to enjoy order discount up to 15% off
Top-Converting Item to Boost Your Average Order